English

Wollfarth nesër në prokurori, gjykatë dhe bashkinë e Elbasanit

E enjte, 7 korrik 2011, NOA- Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth, do të jetë ditën e nesërme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se gjatë kësaj vizite ai do të zhvillojë takime me kryetarin e baskisë Qazim Sejdini dhe prefektin e këtij qyteti.

Në vijim ambasadori do të vizitojë mjediset e prokurorisë dhe të gjykatës, ku do të dhurojë disa kompjuterë dhe printera.

a.y/NOA

KOMENTE