English

AKZ: Ligji për regjistrimin e popullsisë nuk përputhet numri i deputetëve me votuesit

Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për mediat ka denoncuar qartë mënyrën dhe procedurën e votimit për projektligjin e regjistrimit të popullsisë ditën e djeshme në Parlament.

Lidhur me këtë miratim Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar nga parlamenti që të bëjë sot publike list- prezencën e deputetëve në kuvend si dhe listën e votuesve pro të projektligjit. Sipas AKZ, miratimi i ligjit të censusit me 69 vota pro dhe 2 vota abstenimi të PDIU dhe me një prezencë të paprovuar të 71 deputeteve në sallë e bën procedurën dhe procesin e votimit antikushtetues nëse nuk është respektuar parimi një deputet një votë.

Më tej Aleanca Kuq e Zi shpreh shqetësimin se Aleanca mazhoranca dhe satelitët e saj nuk i rezistuan dot presionit grek dhe projektit për një Shqipëri multietnike, duke e konsideruar të papranueshëm edhe bojkotin e opozitës në Kuvend për një vendim jetik për fatet e vendit.

Sakaq AKZ ngre zërin se asnjë deputet nuk pati kurajën që të kundërshtonte këtë projektligj, duke shtuar se AKZ do të presë seancën parlamentare në të cilën do të shqyrtohet projektligji me mijëra firma të shqiptarëve, duke e konsideruar këtë si një mënyrë për të shmangur nga formulari i censusit pyetjet mbi etninë dhe fenë.

Ndërkaq Aleanca Kuq e Zi theksoi faktin se Kuvendi shmangu seancën degjimore dhe nuk dëgjoi palët e përfshira në proces.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi12:47 - 08 Korrik 2011
    Ore Aleanca grupet e interesuara nuk kerkojn por e impomonojn parlamentin qe te pyeten . Se ju i mblodhet firmat, e nuk dolet te zote ti mbronit ! Duhet ta kerkoni me c'do emos qe ky ligj mos te zbatohet se eshte anti kushtetus dhe anti shqiptare . Por jo me fjale me vepra , dhe te arrini deri aty edhe me protesta . Se liria fitohet dhe nuk durohet se tradhetaret duan plumin e jo fjalen.