Holandë, 8 Korrik NOA - Një pjesë e çatisë së stadiumit të “Twente” të Enschede, në Holandë, ka rënë, duke vënë përfund disa operatorë që po ndiqnin punët për rikonstruktim.
Në vendin ne ngjarjes ka mbërritur menjëherë ndihma e shpejtë, për të ndihmuar në lirimin e viktimave.
Sipas sitit të uebit Nos, rënia e çatisë ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve.
Punimet kishin si qëllim të zgjeronin kapacitetin e stadiumit nga 24 në 30 mijë vende, duke shtuar një nivel tjetër mbi ato ekzistues.
r.b/NOA