English

Breshëri plumbash në drejtim të dy personave, kapet i riu laçjan

Kurbin, 8 korrik 2011 NOA – Një i ri i cili para pak kohësh kishte sulmuar me armë dy të tjerë, është arrestuar sot nga forcat policore të Kurbinit. Roland Mamli, 24 vjeç, me banim në fshatin Zhejë të rrethit Kurbin u ndalua pasi me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin datë 10 mars 2010 është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale te “Vrasje ne rrethana te tjera cilësuese e mbetur ne tentative”dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Masa e sigurisë nga gjykata erdhi pasi më datë 24.02.2010 në qytetin e Laçit Mamli ka qëlluar me arme ndaj shtetasve me iniciale P L dhe N L, me banim në këtë qytet.

Në vendngjarje, grupi hetimor ka fiksuar pesë vrima plumbash në katin e dytë të banesës si dhe shtatë të tjerë jashtë tyre.

Ndërkaq, në rrugën para banesës janë gjendur dhe sekuestruar tetë gëzhoja model 56, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Kapja e Mamlit u bë nga forcat e policisë të Komisariatit Kurbin sot rreth orëve të para të mëngjesit ne banesën e tij ne fshatin Zhejë të rrethit Kurbin.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një automatik model 56, një pushkë model 56 si dhe dy krehra me 44 fishekë, model 56.

Policia tha se materialet në ngarkim të shtetasit të ndaluar si dhe sendet e sekuestruara i kalojnë per veprime te mëtejshme Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Më herët, më 25 shkurt të këtij viti, 25-vjeçari Bashkim Gjergjndreaj, banues në Fushë Mamurras, u ndalua nga policia lokale i akuzuar se strehoi dhe ndihmoi pikërisht 23-vjeçarin në kërkim, Roland Mamli, i cili sot ra edhe ai në pranga.

a.b/NOA

KOMENTE