Durrës, 8 korrik, NOA – Nuk janë vetëm gratë ato që kanë probleme me dhunën në familje. Fenomeni i dhunimit të bashkëshortëve ka hasur në rastet e para edhe në Shqipëri. Në policinë e Durrësit një 44-vjeçar është ankuar se dhunohet sistematikisht nga gruaja e tij. 44-vjeçari ka paditur për dhunë bashkëshorten me inicialet A.P 50 vjeçe.
Pas verifikimeve të bëra nga policia e Durrësit është vendosur që të merret në mbrojte nga forcat e rendit 44-vjeçari.
Ndërkohë që po dje, një rast i ngjashëm, ku viktimë e dhunimit ka qenë një grua 39-vjeçare ka ndodhur në një tjetër lagje të qytetit të Durrësit. Një grua 39-vjeçarja është ankuar në polici se dhunohet sistematikisht nga vëllai i saj, personi me inicialet G.D 42-vjeç.
Edhe ndaj këtij rasti, mësohet se policia e Durrësit ka kërkuar marrjen në mbrojtje pas vendimit të Gjykatës.
a.k/NOA