Romë, 8 Korrik NOA - Gjithçka ka marrë fund: sezonin e ardhshëm Cisse do të jetë pjesë e ekipit të Lazios.
Lotito ka arritur një akord me Panathianikos në bazën e 5.8 milionë eurove.
Në krahun tjetër lojtari do të ketë një kontratë katër vjeçare me të drejtë për pesë të tilla dhe do të marrë një pagë prej 2.1 milionë për të gjithë këtë periudhë.
Njoftimi zyrtar i kësaj marrëveshje pritet të bëhet ditët në vazhdim.
r.b/NOA