English

Fitorja e Tiranës, Basha mesazh qytetarëve në mbrëmje

Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Kandidati i “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha i shpallur fitues nga KQZ për bashkinë e Tiranës pritet te ketë një komunikim me median dhe qytetarët sot në mbrëmje. Zyrtarisht, nga selia e Partisë demokratike është njoftuar se Basha do të ketë një dalje për median në orën 20.30 në këtë seli.

Basha del disa orë, pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesë – ankesën e fundit të Partisë socialiste, vendim i cili ligjëron edhe këtë hëerë Lulzim Bashën si kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës.

Pritet që në selinë e Partisë Demokratike të ketë festime pas vendimit të Kolegjit, ndërsa pak minuta më parë rivali i Bashës, socialisti Edi Rama lajmëroi aksion popullor, siç u shpreh ai kundër vjedhjes masive në Shqipëri.

a.q/NOA

KOMENTE