English

Fluturimi i fundit i amerikanëve në hapësirë

Kejp Kanaveral, 8 korrik 2011 NOA - U nis sot drejt hapësirës në fluturim e fundit anija kozmike Atlantiks, e cila mbyll historinë 30 vjeçare të vizitave të NASA në hapësirën qiellore.

Megjithë kohën e keqe mbi një million persona mendohet se kanë ndjekur nisjen e fluturimit në qendrën hapësinore Kenedi në Kejp Kanaveral.

Anija kozmike amerikane në 30 vjet dërgoi në hapësirë 355 persona, 179 satelitë duke kushtuar rreth 196 miliardë dollarë.

Kris Ferguson, komandant i misionit, është përgatitur prej muajsh për këtë fluturim. Në të përfshihej trajnimi për manovrën në kuartierin qëndror të NASA-s në Houston. Ferguson dhe tre anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë astronautë me përvojë. Për Ferguson ky është fluturimi i tretë: "Ne jemi një herë të preokupuar që ta përfundojmë këtë mision me sukses. Ne bëhemi fillimisht sentimentalë, kur kthehemi përsëri dhe rrotat ndalojnë së rrotulluari. Pastaj do vijë momenti, kur astronauti i fundit, që ka fluturuar me një anije kozmike, të dalë në pistë dhe anija të zërë vend në histori. Atëherë ne bëhemi sentimentalë. Por tani kemi punë para vetes." Problemi është në rradhë të parë, se ende nuk ka zëvendësim për anijet kozmike. Mijëra punonjës të progamit Shuttle, do të dalin nga puna për këtë arsye.

Edhe për Stephen Gawain, i cili ka trajnuar ekipe në Hjuston, e ardhmja është e pasigurt. Është turp, thotë ai, që amerikanët nuk do të kenë më për shumë vite programe me ekuipazh për në hapësirë. Por si shumë të punonjës të NASA-s, ai shpreson se aftësitë e tij do të shfrytëzohen edhe më tej: "Unë mendoj se puna ime dhe e të gjithë punonjësve të NASA-s është të shohim që të gjejmë një rrugë të re, për të qenë sa shpejt të jetë e mundur në gjendje që të kthejmë ekipet tona në hapësirë.”

Të tjerët janë më pak të kujdesshëm kur shprehen, duke pasur parasysh faktin se Shtetet e Bashkuara të paktën deri në vitin 2015 janë të detyruar të blejnë vende për astronautët e tyre në raketat ruse Sojus. Në gazetën "USA Today", së fundi tre astronautë veteranë shkruan aty për zhgënjimin e tyre. Roli udhëheqës i Amerikës në hapësirë ndodhet në rrezik, tha Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në hënë, dhe dy kolegët e tij të programit "Apollo". Nuk ka asnjë mision të qartë, nuk ka strategji dhe nuk ka raketa për fluturimin me astronautë në hapësirë. Përfundimi i tyre është: "Pas një gjysmë shekulli përparimi të dukshëm, nuk shihet asnjë plan për të ruajtur rolin udhëheqës të Amerikës në hapësirë."

Presidenti i SHBA-së Obama, e ka shkurtuar në mënyrë drastike buxhetin e organizatës qeveritare ,NASA për vitin 2010, duke i dhënë fund programit "Constellation", të planifikuar fillimisht. Me këtë program NASA donte të shkonte përsëri në hënë, në Mars dhe pastaj të nisej për në distanca të panjohura. Tani motoja është: NASA kërkon mënyra, për të përparuar më thellë në hapësirë dhe për të transportuar atje ngarkesa të rënda. Por transportimi i astronautëve në ISSH do t'i lihet shoqërive komerciale. Dhe tani ata po punojnë në zhvillimin e raketave të përkatëse.

a.q/NOA

KOMENTE