Tiranë, 8 korrik, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë autorin e një plagosje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të “21 dhjetorit”. Ngjarja e ndodhur rreth mesnatës ka për autor 20 vjeçarin, Xh.Bajollari, i cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë.
Rreth orës 23.40’, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, Bajollari ka plagosur me armë zjarri, Arben Qemal Bicin, 30 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një sherri që kanë pasur dy personat. Pas sinjalizimit forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mund mbledhjen e provave dhe marrjen e dëshmive të para.
a.k/NOA