English

Izraeli u refuzon hyrjen dy amerikanëve

Izrael, 8 korrik, NOA - Izraeli u ka refuzuar sot hyrjen e dy shtetasve amerikanë, për shkak të një vale të aktivistëve palestinezë që do të fluturojnë sot për në Aeroportin e Ben Gurion-it afër Tel Avivit.

Grupe aktivistësh kanë thënë se rreth 600 protestues, kryesisht nga vendet evropiane, do të mbajnë një takim, në mënyrë që të marrin pjesë në protestën e ashtuquajtur "Vija e gjelbër", e cila ndan Izraelin nga Uest Bank.

Autoritetet e Izraelit i kanë paralajmëruar linjat ajrore të fluturimeve jashtë vendit që pranimi i pasagjerëve protestues mund të vonoje procesimin e fluturimeve në aeroportin Ben Gurion, si dhe mund të prishen itineraret e fluturimeve.

NOA/RFE

KOMENTE