English

Jesolo, të gjithë nudistët në plazh

Jesolo, 8 Korrik NOA - Plazhi i Jesolo ka hapur dyert e tij për të gjithë natyralistët.

Jo vetëm pjesën e plazhit, por dhe qendrën e qytetit.

Ky lokalitet i njohur, faktikisht ka hapur plazhin e tij për të gjithë të pasionuarit e nudizmit të përgjithshëm, që mund të rrini lirshëm dhe të notojnë për qefin e tyre.

Kjo iniciativë ka shënuar në kalendar dhe një “Naturist Day”, kjo si një kundërshtim ndaj polemikave të fundit që kishin të bënin me Laguna del Mort, plazhin e nudistëve që u inaugurua në fillim të qershorit pikërisht në Jesolo.

Ideja u lançua nga Mauro Rigoni dhe Monica Montellato: “Nuk kërkojmë të jemi pjesë e polemikave të këtyre ditëve, por dëshirojmë të krijojmë hapësira të nevojshme për të gjithë ata persona që janë të pasionuar pas nudizmit dhe që janë pro një turizmi të mbushur plot me liri”.

r.b/NOA

KOMENTE