Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, minatori i plagosur në mesditë në Kalimash.
44 vjeçari Avdi Gjuni u plagos rëndë, pasi e zuri poshtë një masiv gurësh.
Gjuni punonte në një minierë private në Kalimash. Pas aksidentit ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak ku nuk ka mundur dot të mbijetojë.
a.q/NOA