English

Kruja pret Miss Shqipërinë, Sara Gjoni shpallet "Miss Bikini 2011"

I ftuar në spektakël top modeli me origjinë shqiptare Xhemil Shabani

Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA - Ka ndryshuar kah destinacioni i "Miss Shqipërisë" këtë vit. Nga Gjirokastra, organizatori i spektaklit të bukurisë, "Deliart Association", ka marrë rrugën drejt Veriut për të ndalur në Krujë.

Edicioni i 13 i garës së më të bukurave të trevave shqiptare këtë vit do të zhvillohet mbi në një skenë gjigande të ngritur në Kalanë e Skënderbeut në Krujë. Janë, si gjithmonë, 31 pretendente për kurorën e bukurisë, të përzgjedhura nga një numër që sivjet i kalonte 450 aplikimet, jo vetëm nga trevat shqiptareKosova, Maqedonia e Mali i Zi – por sidomos nga vende të largëta ku jetojnë shqiptarë, Evropa Perëndimore dhe Shtete e Bashkuara.

Faza e parë seleksionuese është pasuar me një të dytë, prej së cilës, jo pa vështirësi, organizatorët kanë zgjedhur konkurrentet e këtij viti, të cilat do të prezantohen në një superproduksion si për nga rëndësia ashtu edhe për nga kontributi i veçantë që ka dhënë në promovimin e vlerave më të mira të bukurisë femërore dhe po aq të atyre kulturore dhe historike shqiptare.

Tek e fundit sepse ky ka qenë qëllimi i Deliart që në krye të herës: gërshetimi i vlerave historike me ato turistike të Shqipërisë.

Kështu këtë vit vendi që do të presë bukuroshet është Kalaja e Skënderbeut. Bëhet fjalë për një vend me histori të jashtëzakonshme, protagonist i së cilës ka qenë një figurë po aq e tillë, Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Në të njëjtën kohë bëhet fjalë për një terren në 560 metra lartësi dhe një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë të shtrira në një territor të pjerrët dhe aspak të lehtë për një show të tillë.

E vetmja herë kur në këtë kala është organizuar një shfaqje, ka qenë ajo e para viteve '90-të për "Vallen e shqipes" realizuar nga Besim Zekthi. Edhe atëherë për ngritjen e skenës u desh ndërhyrja e ushtrisë me mjetet e saj të rënda për të realizuar skenografinë e nevojshme për eventin.

"Por arti është ndjesi", thotë producenti i spektaklit Petri Bozo. "Është ajo që të udhëheq për të bërë gjëra të mëdha, përndryshe nuk do mundeshim". Pa të nuk do të

gjendej as guximi për të ngritur skenën gjigande në atë sheshnajë të vështirë, mbi të cilën të dielën mbrëma do të parakalojnë jo vetëm konkurrentet për kurorën e Miss Shqipërisë, por edhe shumë të ftuar që Bozo ka parashikuar për eventin.

Kështu me statusin e anëtarit të jurisë ka mbërritur në Tiranë dhe më pas i është bashkuar turit të vajzave top modeli me origjinë shqiptare Xhemil Shabani, i njohur në botën e modës si Gemy.

Ai është një nga modelet më të paguar në Gjermani dhe aktualisht është i angzahuar me markën e prodhimit të perlave, "Vision of Pearls", me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2015. Këto ditë ai është në trataiva me kompaninë e makinave Porche, për të qenë i imazh i saj për modelet e fundit. Në Gjermani ai ka qenë imazh i disa kombanive me emër si "Jata Schely" e Guçi, ndërkohë që imazhet e tij vitet e fundit kanë pushtuar në mënyrë të veçante tregun rus dhe atë të Emirateve të Bashkuara.

Ndërkaq, ndërsa Gemy i bashkohet grupit të anëtarëve të tjerë të jurisë, personalitete të artit dhe kulturës shqiptare, përgatitjet për spektaklin janë drejt fundit.

Në skenën e "Miss Shqipërisë" këtë vit do të përformojnë edhe Big Basta, Dr. Flori, Devid Xherahu, Eneda Tarifa etj.

Turi i vajzave dhe "Miss Bikini"

Ndërsa vajzat janë vendosur në qytetin e Krujës në mesjavë pas një turi që udhëtoi nëpër një hartë të gjatë. Këtë vit shtegëtimi i tyre ka nisur në Prizren, ku ato janë pritur nga drejtuesit lokalë dhe kanë vizituar monumentet historike të qytetit. Në Kosovë ato ka buajtur edhe në qytetin e Suharekës, ku gjithashtu kanë gjetur mikpritjen speciale shqiptare, e cila është shoqëruar edhe nga minispektaklet që bukuroshet organizojnë përgjatë turit të përvitshëm të "Miss Shqipërisë".

Në kthim vajzat janë ndalur në Hotel Continental në Vorë ku fundjavën e shkuar është zhvilluar gara e parë mes tyre, ajo e përzgjedhjes së "Miss Bikini 2011".

Kurora e fitueses sivjet i ka shkuar 16 vjeçares Sara Gjoni, basketbolliste e ekipit kombëtar, sport falë së cilit gëzon një fizik perfekt dhe një shtat që i kalon 180 cm. Prej këtij rrugëtimi ka nisur drejt Jugut për të ndalur afër skajit më jugor, në Ksamil.

Atje ato kanë shijuar bukuritë natyrore, freskinë e detit dhe traditën vendase, e cila ka vijuar me një udhëtim turistik përgjatë bregut deri në Vlorë, një tjetër qytet i përfshirë në hartën e vendeve që duheshin vizituar këtë vit.

Stacioni i fundit është shënuar në Krujë, ku përveç vendeve historike vajzat kanë vizituar edhe teqenë e Sarisatllëkut, shpellën që fshihet nën majën e malit që mban edhe qytetin e Skënderbeut.

Ndërsa impenjimi i tyre i fundit ka qenë përgatitja për spektaklin, prezantimi në të cilin kësaj here është më i lehtë për to meqë mbrëmja e së dielën nuk do të jetë eksperienca e tyre e parë e daljes në skenë.

Sepse vajzat e Miss Shqipërisë këtë vit kanë qenë të pranishme në një tjetër event të organizuar nga Deliart Association, "Netët e klipit shqiptar" ku kanë qenë protagoniste të sfilatave me fustane firmosur Sherri Hill, sponsor zyrtar i "Miss Univers".

Sherri Hill këtë vit do të jetë i pranishëm edhe në spektaklin shqiptar në të cilin është përdorur koncepti i sfilatave për çdo dalje të vajzave në skenë: do të jetë prezantimi i fustaneve të mbrëmjes, rrobave të banjës etj.

Të gjitha këto do të zhvillohen nën prezantimin e Alert Celoaliajt, një bashkëpunëtor i vjetër i "Deliart", i cili do të jetë i pranishëm edhe në këtë edicion.

a.c/e.t/NOA

KOMENTE