English

Matura 2011, NOA publikon Formularin A2 me të gjitha degët që mund të zgjidhni

Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA – Shpallet Formulari A2 me të gjitha degët ku mund të studiojnë të gjithë të rinjtë dhe të rejat që iu nënshtruan provimeve të Maturës Shtetërore 2011 dhe i kanë marrë ato me nota së paku kaluese.

NOA publikon të plotë Formularin A2 i cili ju ndihmon të zgjidhni degën që preferoni por edhe të merrni informacion të plotë mbi mënyrën si do të procedohet nga maturantët në përzgjedhjen e degës universitare.

Burime nga MASH i thanë agjencisë NOA se shpërndarja neper shkolla do të bëhet vetëm pas datës 20 Korrik pasi te kenë dale te gjitha rezultatet e provimeve te maturës shtetërore.

Kjo pasi rregullorja e maturës shtetërore parashikon shpërndarjen ne DAR/ZA më datë 20 korrik.

Ju mund ta fotokopjoni këtë formular për t’u praktikuar, por do të dorëzoni në shkollën tuaj formularin origjinal të plotësuar me preferencat tuaja.

Tek Formulari A2, do të zgjidhni jo më shumë se 10 programe studimi, të renditura sipas preferencave tuaja. Në renditjen nga 1 në 10 do të vendosni kodet që përfaqësojnë programet e studimit. Plotësimi i të gjitha preferencave nuk është i domosdoshëm (pra maturanti, nëse dëshiron, mund të plotësojë më pak se 10 preferenca).

Në kuadratin pranë dhe majtas programit të studimit, do të vendosni numrin e preferencës. Kodi i programit të studimit i shënuar te tabela e preferencave, duhet të jetë i njëjtë me atë ku është

shënuar numri i preferencës përkatëse.

P.sh. nëse në preferencën 1 është shënuar programi i studimit 015, atëherë në kuadratin pranë programit të studimit 015 duhet të shënohet numri 1. Nëse gabohet në këto plotësime, si e vlefshme do të merret kodi i programit të studimit që është shënuar te tabela e preferencave

(djathtas lart).

5. Ju do të shpalleni fitues vetëm në një nga programet e studimit që keni zgjedhur sipas parimit Meritë – Preferencë, të shprehur si më poshtë:

a. Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore dhe për programe studimi të caktuara edhe në bazë të rezultateve të konkurseve të pranimit.

b. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre. Pra maturanti kandidat mund të arrijë nivelin e fituesit në disa programe studimi të përzgjedhura prej tij, por ai shpallet fitues në preferencën më të lartë të këtij grupi.

Kujdes duhet bërë në përzgjedhjen e preferencave por edhe të renditjes së tyre. Gjatë përzgjedhjes së preferencave shihni me kujdes shënimet në kllapa të cilat tregojnë filialin e universitetit ose kohëzgjatjen e studimeve.

Fituesit në një program studimi të zgjedhur prej tyre, përcaktohen në bazë të parimit meritë preferencë brenda numrit të parashikuar të vendeve për atë program studimi (kuotave), të cilat përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programet "Arkitekturë (Arkitekt)" dhe “Arkitekturë(Urbanist)” të Universitetit Politeknik të Tiranës, programet "Edukim Fizik dhe Sporte" dhe “Pikturë-Grafikë” të Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër, programi i studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u nënshtrohen

konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto Institucione Publike të Arsimit të Lartë. Konkursi për programet e studimit të FASTIP (Universiteti i Durrësit) zhvillohet për njohuritë në gjuhën

angleze.

Bëni gjithashtu kujdes, maturantët kandidatë që parapëlqejnë më shumë programet e mësipërme të studimit dhe vendosin t’u nënshtrohen konkurseve të pranimit, në preferencat e tyre këto programe duhet t’i rreshtojnë në krye të listës se përndryshe rrezikojnë të humbasin shansin e tyre për t’u shpallur fitues në këto degë.

Po ashtu, kujdesuni që nota mesatare e juaj të shkruhet e saktë me shifra dhe me fjalë nga mësuesi juaj kujdestar.

Kurse nuk duhet të harroni se është e detyrueshme që ky formular të plotësohet më poshtë me:

Emër, Mbiemër dhe Firmë, tuajën; Emër, Mbiemër dhe Firmë të mësuesit kujdestar; Emër, Mbiemër dhe Firmë të drejtorit të shkollës si dhe Vulën e shkollës. Mungesa e njërit prej këtyre elementëve e bën formularin e plotësuar të pavlefshëm.

Kujdesuni që Formulari të plotësohet saktësisht dhe çdo e dhënë e tij të jetë e konfirmuar nga ju.

SHKARKONI KETU FORMULARIN A2

SHKARKONI KETU FORMULARIN A2 PJESA E DYTE

KOMENTE