English

Motra çon në polici vëllanë për rrahje

Durrës, 8 korrik 2011, NOA- Një 39 vjeçare nga qyteti i Durrësit ka paditur në polici të vëllanë e saj.

Mësohet se shkak për këtë është bërë dhuna sistematike e të vëllait 42 vjeçar me iniciale G.D.

Në momentin që vajza është paraqitur në dyert e qytetit bregdetar ajo ka qenë e shokuar duke u thënë bluve që ndodheshin në detyrë se i vëllai e ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht atë.

Ndërkaq menjëherë nga ana e policisë nisi puna dhe hetimi i plotë për zbardhjen e ngjarjes si dhe për procedimin e mundshëm të dhunuesit.

a.y/NOA

KOMENTE