English

Parashikimi i motit për 9 korrik 2011

Tiranë, 9 korrik 2011, NOA- Dita e nesërme do të nisë me kthjellime në të gjithë vendin por gjatë orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash në zonat malore lindore.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Edhe gjatë natës parashikohet që i gjithë vendi të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe në ato të mesditës në të gjithë vendin. Vlera maksimale në rang vendi do të jetë 35 gradë celcius në Gjirokastër.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, Europa Veriperëndimore do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto vende. Shira më të dendur do të bien në Ishujt Britanike. Edhe një pjesë e Europës Qendrore do të jetë me vranësira dhe reshje shiu por me intensitet të ulët. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të dominohen Europa verilindore, ku në këto rajone do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave. Ndryshe paraqitet situata ne Europën jugperëndimore, Rajonin e Mesdheut dhe në Europën juglindore ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensiv

- Norvegjia rrezikohet për rrebeshe shiu dhe stuhi ere

- Spanja rrezikohet nga era e fortë, shira dhe dallgë të larta

a.y/NOA

KOMENTE