Tiranë, 8 korrik, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 8 korrik 2011.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Fotot: Votimi dje i falsifikuar”, i cili flet për votimin dje në Kuvend, ku sipas gazetës votimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë ka marrë vetëm 69 vota. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Elvis Roshi: Çdo qeveri që nuk sjellë investime në Kavajë do të jetë armiku im”, “7 000 euro për një pasaportë krimineli”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Elvis Roshi: Çështjen e Griseldës ia kam lënë në Prokurorisë”, i cili pasqyron nj intervistë të kreut të bashkisë së Kavajës. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Përplasja me Italinë, Qeveria heq doganën për masonët”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Rama: S’na duhen votat e LSI”, i cili pasqyron intervistën e kreut të PS, Edi Rama dhënë për “Deutsche Velle”. Një tjetër argument i kësaj gazete në faqen e parë është dhe “Pjetër Arbnorin e detyruan të bëhej agjent i sigurimit”. Një tjetër artikull është dhe ai me titulli, “Iniciativa “Pacolli” për bashkimin ekonomik”.
E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Ndryshon ligji i regjistrimit, kombësia dotë verifikohet” i cili flet për vendimin e djeshëm të Kuvendit. Disa tituj të tjerë janë; “Administrata s’ka më lekë për punën jashtë orarit”, “Rama: nëse humbësi shpallet fitues, pasoja të rënda për Saliun”, “Shqiptari gjendet gjysmë i vdekur në thes plehrash”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Loja e Ramës me Kolegjin, ligjërisht është i humbur”, i cili flet për zhvillimet në Kolegjin Zgjedhor dhe qëndrimin e juristëve për padinë e PS. Disa tituj të tjerë janë; “Prag piku veror, vijnë 1.2 milionë turist”, “Rama:nëse Kolegji s’më jep fitoren, ka pasoja të rënda”, “Regjistrimi i popullsisë, pranohen kufizimet e çamëve”, “Montefiore: Enver Hoxha, kopjac i keq i Stalinit”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Debati jashtë kamerave mes PS dhe gjyqtarëve të Kolegjit”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në Kolegjin Zgjedhor. Disa tituj të tjerë janë”, “Kristo Frashëri, akuza për lidhje me grekët? E vërteta e tim eti dhe gjyshit të Genc Pollos”, “Pavlefshmëria, Kolegji administron provat e PS”, “Vrasja e Franc Konomit, një i dyshuar për pazaret në Spanjë”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA