English

Pengmarrja, Shenjatari dorëzohet në polici: Problemi, borxhe të vjetra

Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Dorëzohet në policinë e Tiranës, Sajmir Shenjatari i rrëmbyer më shumë se dy orë më parë.

Burimet policore konfirmuan për agjencinë NOA se Shenjatari ka pohuar pak minuta më parë në prani të uniformave blu se me pengmarrësit kishte probleme borxhesh të vjetra. Duket se pengmarrësit dhe 30 vjeçari kanë arritur në një ujdi të mundshme, çka ka bërë që t’i jepet fund odisesë disa orëshe që tronditi kryeqytetin.

Sajmir Shenjatari, pronar i një pike bastesh sportive dhe një furrë buke u mor peng rreth orës 19.00 nga katër persona.

a.q/NOA

KOMENTE