Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA – Pronari i një pike bastesh sportive është raportuar të jetë rrëmbyer në Tiranë. Denoncimi është bërë nga familjarët e Saimir Seinshtari, 30 vjeç, banues në zonën e Profarmës në Tiranë.
Pengmarrja ka ndodhur sot në orën 19.00 në mes të rrugës në kryeqytet tek rruga “Siri Kodra”. Kanë qenë katër persona të pamaskuar të cilët e kanë marrë me forcë 30-vjeçarin, dhe e kanë futur në një makinë me targa të Korçës, duke shkuar në drejtim të komunës Dajt.
Burime policore i thanë agjencisë NOA se një telefonatë është bërë te familja e Saimirit, duke i thënë se ai është rrëmbyer dhe mbahet peng prej tyre.
Policia tha se po heton pistën e pengmarrjes sikurse ka denoncuar familja por nuk përjashton dhe pista të tjera ku përfshihet ndonjë borxh i mundshëm i pashlyer dhe vetëgjyqësia.
e.t/NOA