Varshavë, 8 korrik NOA - Zakonisht është një mënyrë të thëni, “shfrytëzo të gjitha hapësirat”, por me sa duket kjo ka qenë dhe ideja e një studimi të projektuar në Varshavë që ka ideuar apartamentin më të ngushtë në mbarë botën.
Shtëpia, e kompletuar me dhomë gjumi, korridor, banjë dhe kuzhinë ka një gjerësi jo më shumë se një metër e gjysmë dhe është e ndërtuar në katër kate.
Kjo strukturë do të realizohet në hapësirën mes dy ndërtesave në qendër të kryeqytetit polak.
“E kam parë atë sipërfaqe – shpjegoi Jakub Szczesny, ideator i projektit – dhe kam menduar se ajo ka nevojë të plotësohet”.
r.b/NOA