Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Filozofia e Policimit në komunitet, ishte takimi i radhës i organizuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me grupet e interesit.
Ky takim u mbajt në kuadër të gjashtë mujorit të parë të vitit 2011, ku morën pjesë, grupe nga Komunitetet e Qarkut të Tiranës, përfaqësues nga Prefektuara, Insitucionet Vendore, Shërbimet e Emergjencës, Shoqata, OJQ, Biznesi etj.
Në vijim u theksua se misioni i kësaj nisme është kryerja e një shërbimi policor ku në bashkëpunim me komunitetin, partneret, grupet e interesit dhe në përputhje me të drejtat kushtetuese, garanton zbatimin e ligjit, krijimin e një mjedisi te sigurt për komunitetin, sipas filozofisë dhe praktikës më të mirë të policimit në komunitet, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës dhe plotësimin e kërkesave të qytetarëve.
Gjatë takimit u theksuan prioritete strategjike si, rritja e fuqisë zbuluese të veprave penale në fushën kundër narkotikeve dhe trafiqeve, identifikimi dhe rritja e asistencës ndaj viktimave të trafikimit,mbrojtje dhe ri-integrim i këtyre viktimave etj.
Sakaq u veçua fakti se gjatë këtyre muajve janë zhvilluar aktivitete të përbashkëta me institucione qendrore dhe vendore, drejtoritë arsimore, komunitetin, biznesin etj, me qëllim parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kriminalitetit, si dhe ofrimin e shërbimeve policore të kërkuara nga ana e tyre.
Nga ana e tij, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Saimur Muçaj, garantoi se strukturat e Policisë së Kryeqytetit, do të punojnë me përkushtim për realizimin e prioriteteve dhe objektivave të vendosura në këtë takim, duke theksuar edhe prioritete për muajt në vijim.
Ky bashkëpunim ka qenë i materializuar ne Plane e Programe pune të përbashkëta me disa OJF, OSBE, Misionin PAMECA, Programin ICITAP-in etj.
Prioritetet strategjike për 6 -mujorin e dytë të 2011-ës:
- Vazhdimi i luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Tiranës, në bashkëpunim me Grupet e Interesit.
- Marrja e masave për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, gjatë sezonit turistik veror 2011.
- Planifikimi dhe marrja e masave për sigurimin e rendit e qetësisë në shkolla dhe qendra studentore për vitin akademik 2011-2012
- Bashkëpunimi me DPPSH për krijimin e Sallës Operative moderne, me sisteme dixhitale për kontrollin e territorit.
- Zbatimi i objektivave të Strategjisë Vjetore të Policimit dhe Sigurisë në Komunitet, ne Qarkun e Tiranës.
- Forcimi i bashkëpunimit me aktorë të tjerë, në fushën e Implementimit të Filozofisë së Policimit në Komunitet.
a.y/NOA