English

Thaçi, në Samitin e Kroacisë

Kroaci, 8 korrik, NOA - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po qëendron në Dubrovnik, ku do të marr pjesë në Samitin e Kroacisë.

Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kryeministri Hashim Thaçi pritet të zhvillojë takime me kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviç dhe me kryeministren Jadranka Kosor, behet e ditur nga zyra për informim e qeverisë.

Kryeministri Hashim Thaçi thuhet në njoftim do të zhvillojë takime edhe me pjesëmarrës tjerë të këtij samiti. Në Samitin e Kroacisë marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderët shtetërorë të vendeve të rajonit.

NOA

KOMENTE