English

Topalli: Opozita të vijë në kuvend, votohet Gjykata administrative

Tiranë, 8 korrik 2011 NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim zëvendëspresidenten e Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut, Strasburg, Francoise Tulkens si dhe Christos Rozakis, president i Gjykatës Administrative të Këshillit të Europës.

Sikundër njofton zyra e shtypit e Kuvendit, Topalli i njohu ata me reformat themelore të miratuara nga parlamenti në fushën e së drejtës si dhe me sfidat legjislative për forcimin e shtetit ligjor. Zonja Jozefina Topalli tha se një nga çështjet në rend të ditës është edhe ngritja e Gjykatës administrative, si një insitucion shumë i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë. “Unë shpresoj, - tha ajo - që opozita të japë kontributin e saj në parlament për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri duke votuar edhe ngritjen e kësaj gjykate.”

Përfaqësuesit e lartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut u shprehën të hapur për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në forcimin e sistemit të drejtësisë.

a.q/NOA

KOMENTE