Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Blutë e kryeqytetit kanë gjetur dhe kanë vënë ndaluar një 19 vjeçare të shpallur në kërkim.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se Panajota Bane e moshës 19 vjeçare me origjinë nga Roskoveci ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi ishte deklaruar si person i larguar nga banesa.
Ndërkaq vetë vajza nuk ka pranuar të japë asnjë detaj lidhur me largimin e saj disa ditor nga familja, duke bërë kështu që vetë e ndaluara dhe materialet lidhur me të ti kalojnë policisë së Fierit.
a.y/NOA