English

“Zhduket” për pak orë adoleshentja, motra kallëzim të rremë në polici

Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Mbrëmjen e djeshme, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë është paraqitur për të depozituar kallzim penal shtetësja me iniciale D.S, 18 vjeç, banuese në Laprakë, e cila deklaron se motra e saj shtetësja me iniciale E.S, 16 vjeç, është rrëmbyer dhe marrë peng.

Siç njofton zyra e shtypit e drejtorisë së policisë për qarkun e Tiranës, menjëherë strukturat e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, pas një pune hetimore bënë të mundur sqarimin e rrethanave të largimit të 16 vjeçares, nga ku u konstatua se largimi ishte me dëshirë dhe kallzimi i motrës së saj ishte i rremë.

Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Policisë së Kryeqytetit bënë të mundur shpalljen në kërkim të 16 vjeçares dhe gjetjen e saj në Tiranë.

a.q/NOA

KOMENTE