Spanjë, 8 Korrik NOA - Zinedine Zidane ka zyrtarizuar se sezonin e ardhshëm do të jetë drejtori sportive I skuadrës spanjolle të Real Madrid.
Francezi, që ishte aktualisht këshilltar i presidentit Florentino Perez, i ka zënë vendin ish-drejtorit të përgjithshëm, Valdano.
Zidane ka pranuar se prezenca e Murijnos në pankinën e Real ka ndikuar shumë në këtë zgjedhje të tijën.
“Do të shohim më tej se cila do të jetë puna ime në mënyrë më të detajuar, por e rëndësishme është që jam pjesë e Real Madrid”, - deklaroi “Zizu”.
r.b/NOA