Paris, 9 korrik 2011, NOA - Operacionet luftarake në Libi i kanë kushtuar Francës 160 milionë dollarë. Zëdhënësja e qeverisë franceze Valeri Pekres deklaroi sot se kjo është kostoja e deritanishme e luftimeve në Libi, që pas nisjes nga avionët ushtarakë francezë të fluturimeve mbi vendin afrikanojugor.
Burime diplomatike nga Parisi bëjnë të ditur se pas tre muajsh nga nisja e operacioneve luftarake me qëllim përmbysjen e regjimit të Muammar Gheddafit, në radhët e kryengritësve, por edhe në qarqet politike ndërkombëtare ndihet një zhgënjim sa i përket rezultatit të këtyre bombardimeve.
42-vjeçari Gheddafi vazhdon të rezistojë dhe t’i bëjë thirrje mbështetësve të vet për t’u mbrojtur nga sulmi i perëndimit, ndërsa pyetja që shtrohet nga shumë analistë është se deri kur do të vazhdojnë bombardimet e avionëve të NATO-s.
Shqetësimit të gazetarëve për koston e madhe të luftimeve në Libi, zëdhënësja e qeverisë franceze iu përgjigj se “160 milionë eurot e shpenzuara për këto operacione janë një shumë e papërfillshme përballë 40 miliardë eurove, që është gjithë buxheti i mbrojtjes së Francës”.
mit/NOA