Itali, 9 korrik 2011 NOA – Babai më i bukur i Italisë është 27 vjeçari nga Bolonja, Antonio Torela.
Me profesion infermier, Torela ishte një ndër 15 pretendët për çmimin e dhënë dje në mbrëmje në Forli. Sy gështënjë, flokët kafe dhe me një fizik të fuqishëm, Antonio Torela kaloi me sukses disa prova aftësië si: ndërrim pelenash të bebes, shfaqje për fëmijët apo kërcim me vjehrrën, nën muzikën e mrekullueshme të Xhani Morandit.
I martuar prej 7 vjetësh me Martinën dhe babai i 6 vjeçarit Mattia, infermieri bolonjez cilësohet si baba i kujdesshëm dhe shumë i lidhur me familjen e tij.
Spektakli është ndjekur nga afër nga 3 mijë spektatorë në sheshin “Fitorja” në Forli, Cezena.
a.q/NOA