E shtunë, 9 korrik 2011, NOA- Një 38 vjeçar me emrin Leal Garcia, me origjinë nga Meksika u ekzekutua ditën e djeshme në Texas me një injeksion, i dënuar sepse kishte përdhunuar dhe vrarë një vajzë 16 vjeçare.
Ky rast u raportua nga organizata e OKB, sipas së cilës ekzekutimi i këtij njeriu e çon SHBA-në në shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombëtare, ndërsa sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton u shpreh e zhgënjyer nga ekzekutimi.
Ky rast rrezikon të provokojë një krizë mes SHBA-ve dhe Meksikës, pasi nuk i ishte thënë të dënuarit që kishte të drejtë të kontaktonte një këshillues.
a.y/NOA