Itali, 9 Korrik NOA - Një i porsalindur prej 600 gramësh, i lindur në javën e 25 në një lindje binjakësh, por me një formë të rëndë të nekrozës në zorrë, është shpëtuar në poliklinikën e Santa Maria në Itali dhe kjo falë 6 ndërhyrjeve kirurgjike, që janë kryer në harkun e muajve të ndryshe.
Lajmi është bërë i ditur nga personeli i shëndetësisë, që e ka përcaktuar këtë rast si “të shkëlqyer dhe tepër të komplikuar”.
Raste të tilla kanë një përqindje vdekshmërie mes 80 dhe 100%.
Tani fëmija është 6 muajsh dhe ka një gjendje shëndetësore normale dhe mund të zhvillojë një jetë po të tillë.
r.b/NOA