Milano, 9 korrik 2011 NOA – Kompania e kryeministrit italian, Silvio Berlskoni dënohet me 540 mln euro. Gjykata e Apelit në Milano ka vendosur që kryeministri të paguajë edhe interesat, që nga nisja e procesit në shkallën e parë në vitin 2009. Kështu që, në total shifra e gjobës që duhet të paguhet nga kryeministri Italian, shkon rreth 560 milionë euro.
Vendimi i gjykatës hyn në fuqi menjëherë. Në procesin e mbajtur në shkallën e parë, më 3 tetor të vitit 2009, një gjyqtar i Milanos kishte dënuar “Fininvest” që të paguante për “CIR” një dëmshpërblim prej 750 milionë eurosh, për dëme ndaj trashëgimisë, për shkak të humbjes së një shansi për një gjykim të paanshëm.
a.q/NOA