English

Gjykata e Korçës lë në burg autorin e përdhunimit të 12 vjeçarit

Korçë, 9 korrik 2011, NOA- Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 10 ditor , për 19 vjeçarin Eduard Bufi, i dyshuar si autor i përdhunimit të 12 vjeçarit nga Devolli.

Ngjarja e cila u bë e ditur pak ditë më parë, u denoncua nga nëna e djalit, pas dyshimeve dhe thënieve të të birit se kishte rënë pre e përdhunimit të dy të rinjve.

Sipas dëshmisë së nënës së të miturit dhe vetë këtij të fundit, kjo është hera e katërt në harkun kohor të një viti, që ai bëhet pre e përdhunimit.

Nëna shfajësohet duke thënë se herët e tjera nuk e kishte denoncuar këtë rast pasi i dyshuari si autor, kishte lidhje krushqie me familjen e viktimës 12- vjeçar.

Sakaq gjatë gjithë seancën për dhënien e masës, Bufi ka mohuar kategorikisht të ketë pasur gisht në përdhunimin e djalit të vogël. Ekspertiza lidhur me këtë ngjarje pritet të dalë pas dhjetë ditësh.

a.y/NOA

KOMENTE