English

Greqia mohon: Nuk shesim as ishuj dhe as toka

Athinë, 9 korrik 2011, NOA- Zëdhënësi i qeverisë greke Ilias Mosialos, u ka vënë fre deklaratave të biznesmenëve të ndryshëm nga e gjithë bota të cilët shprehen se do të blejnë ishuj në këtë shtet.

Gjatë fjalës së tij Mosialos ka thënë se Greqia nuk do të shesë ishuj që janë pasuri shtetërore, ndërsa edhe për sa u takon ishujve private do të nevojitet për t’u shitur leja e Ministrisë së Mbrojtjes për arsye të sigurisë kombëtare.

Kjo deklaratë erdhi pasi biznesmenë Turq dhe Maqedonas kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të blerë tokë apo ishuj në Greqi, duke specifikuar edhe zonat ku janë të interesuar.

a.y/NOA

KOMENTE