English

Hakerat sulmojnë Washington Post

SHBA, 9 Korrik NOA - E përditshmja amerikane Washington Post ka njoftuar se një pirat informatike ka arritur të futet në 1.3 milionë adresa të postës elektronike dhe të emrave të përdoruesve të seksionit të ofertave të punës në sitin e uebit.

E përditshmja ka bërë të ditur se ky sulm i haberit është kryer javën e kaluar dhe se kodet së bashku me informacionet e tjera të përdoruesve nuk janë prekur.

“E kapëm menjëherë këtë sulm dhe në të njëjtën kohë ndërhymë duke e bllokuar fare sitin. Kjo ngjarje aktualisht ka kaluar në duart e autoritete gjyqësore”, - ka theksuar gazeta që ka paraqitur dhe “faljet më të sinqerta” në drejtim të lexuesve të saj.

r.b/NOA

KOMENTE