E shtunë, 9 korrik 2011, NOA- Sudani Jugor është shteti më i ri në botë. Në këtë mënyrë, nuk do të mund të përdoret më fraza për Kosovën si shtetin më të ri në botë.
Sudani Jugor bëhet shteti i pavarur si rrjedhojë e një marrëveshjeje të paqes nga viti 2005 që përfundoi një luftë të gjatë civile. 1.5 milionë njerëz u vranë gjatë konfliktit me dekada të tëra me veriun. Por gjithsesi Sudani është bërë shteti i parë në botë që ka njohur pavarësinë e Sudanit Jugor.
Festimet në kryeqytetin Juba kanë nisur në mesnatë sipas kohës lokale. Një orë e madhe e vendosur në qendër të qytetit në mesnatë ka treguar momentin e madh, kurse himni i ri kombëtar është transmetuar në televizion.
Deklaratën e pavarësisë do ta lexojë kryetari i Kuvendit, James Wani Igga. Pavarësia vjen pas një referendumi të përkrahur nga më shumë se 99 % e votuesve. Sudani Jugor është i pasur me naftë, por gjithsesi një nga vendet më të varfra në botë.
Sudani Jugor do të bëhet shtetit i 193 i OKB-së dhe shteti i 54 anëtar afrikan.
Presidenti i Sudanit, dhe shefi i OKB-së janë në mesin e mysafirëve për ceremoninë e pavarësisë. Kosovën do ta përfaqësojë atje, zv./kryeministri Behgjet Pacoll.
(INA)/NOA