English

LSI, Rama: Qytetarët na mbështetën, garanci për më shumë

Pukë, 9 korrik 2011 NOA - Pas garës së fundit elektorale, zgjedhjeve vendore të 8 majit, strukturat e LSI-së në të gjithë vendin po zhvillojnë analizën post-zgjedhore. Në këtë kuadër Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama ka qenë dje i pranishëm në qytetin e Pukës.

Sipas tij, procesi ka qenë nën kontroll, jo thjesht të numëruesve, jo thjesht të komisionerëve por edhe nën kontroll të të gjithë qytetarëve të cilët kanë pasur interesin për të verifikuar peshën e votës së tyre.

Duke ju referuar rezultatit të LSI-së në 8 Maj Rama shprehu besimin se, kjo mbështetje ishte një konfirmim i qartë i besimit që qytetarët shqiptarë, në veçanti të rinjtë, kanë tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

“ Unë besoj se në këtë analizë, ne të gjithë së bashku jo vetëm të krijojmë një platformë më të fuqishme organizative, por mbi të gjitha edhe të reflektojmë gjithçka që kemi ndeshur edhe në këtë fushatë, në mënyrë që edhe platforma jonë politike të jetë edhe më e plotë, të jetë edhe më e qartë, të jetë edhe më reflektuese ndaj asaj që kërkojnë votuesit tanë dhe qytetarët tanë por njëkohësisht edhe besoj se edhe përfaqësuesit tanë në të gjithë nivelet e drejtimit të LSI-së apo të qeverisjes së vendit, të jenë edhe më aktiv, edhe më të përgjegjshëm, edhe më elektoral, edhe më pranë qytetarëve e votuesve, sepse zgjedhjet vërtet zhvillohen një herë në 4 vite por përgatitje për to bëhet dhe duhet të jetë e përditshme”, përfundoi Rama.

a.q/NOA

KOMENTE