English

Malajzi, gaz lotsjellës dhe ujë kundër protestuesve

Kuala Lumpur, 9 korrik 2011 NOA – Në rrugët e kryeqytetit të Malajzisë Kuala Lumpur ka patur këtë të shtunë përleshje mes protestuesve dhe policisë. Një aleancë opozitare kishte bërë thirrje për protesta që kërkojnë reformën zgjedhore. Në drejtim të turmës u hodh gaz lotsjellës, u përdorën shkopinjtë e gomës dhe kamionët që hedhin ujë me presion shpërndanë demonstruesit e mbledhur sot në mesditë në afërsi të stadiumit të pavarësisë Merdeka, në Kuala Lumpur. Mijëra policë kishin rrethuar që nga mesnata gjithë kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur. Të gjitha rrugët hyrëse edhe linjat hekurudhore u bllokuan. Ndërkohë janë arrestuar rreth 650 demonstrues.

Gjithë mëngjesin policia kontrolli kalimtarët në qendrën e qytetit pothuajse të boshatisur.

a.q/NOA

KOMENTE