English

Mario Balotelli punëson një shofer

Angli, 9 Korrik NOA - Asi italian i Manchester City, Mario Balotelli, ka vendosur të punësojë një shofer, të cilin e paguan 3 mijë sterlina në javë.

Arsyeja që çoi në marrjen e këtij vendimi ishte shuma e madhe e gjobave që vazhdonte të shtohej në llogarinë e futbollistit (ka grumbulluar më shumë se 10 mijë sterlina).

Sulmuesi 20-vjeçar, shkruan tabloidi Sun, është i nervozuar dhe për faktin se Maserati i tij i dashur pëson shumë shpesh dëmtime si pasojë e akteve të vandalizmit.

Kjo ka qenë një tjetër arsye që Mario punësojë shoferin, i cili e drejton në bordin e një mercedezi, ndërkohë që makinat e tij luksoze qëndrojnë të parkuara në shtëpi.

r.b/NOA

KOMENTE