Sudan, 9 korrik, NOA – Shteti më i ri në botë, i lindur zyrtarisht ditën e sotme, më 9 korrik 2011, mësohet se është Republika e Sudanit Jugor.
Ai u shkëput nga vendi më i madh ku ishte i përfshirë, nga Sudani, pas dekadash të luftës civile që mori jetën e miliona njerëzve dhe rëndoi zhvillimin e këtij vendi.
Territori:
Sudani i Jugut është një vend pa dalje në det në Afrikën e Veriut. Siç edhe emri i tij nënkupton, tregon se ai dikur ishte pjesë e Sudanit, dhe vetëm kohët e fundit (deri në 9 korrik 2011) u nda nga Sudani dhe u bë një shtet sovran dhe i pavarur. Sudani Jugor kufizohet me Sudanin në veri, Etiopinë në lindje; Kenian, Ugandan dhe Republikën Demokratike të Kongos në jug; Republikën Qendrore Afrikane në perëndim.
Me një sipërfaqe prej 248.776 kilometra katrorë (pak më e vogël sesa shteti i Miçiganit), Sudan Jugor mori rreth një të katërtën e sipërfaqes totale të ish-Sudanit, dhe afërsisht 20% të popullsisë së tij totale.
Popullsia:
Popullsia në jug të Sudanit është diskutuar ashpër, megjithatë, kur zyrtarizimi i regjistrimit në vitin 2008 konfirmoi shifrën prej 8.260.000 banorësh, drejtuesit reaguan duke pohuar se ai ka në fakt një popullsi totale në mes të 11 dhe 13 milion banorëve. Fetë:
Akademikët e Departamentit të Shtetit të SHBA besojnë se shumica e sudanezëve jugorë ndjekin besimet tradicionale indigjene, ndërsa të krishterët përbëjnë një pakicë.
Gjuhët:
Gjuha zyrtare e Sudanit është në arabisht, por ajo e atij Jugor, ka shënuar një rënie të arabishtes, në favor të gjuhës angleze, e cila është folur gjerësisht, si gjuhë zyrtare e arsimit, e biznesit dhe e qeverisë.
n.e/NOA