English

Parashikimi i motit për 10 korrik 2011

Tiranë, 9 korrik 2011, NOA- Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika. Që në orët e para të mëngjesit i gjithë territori shqiptar do të dominohet nga moti i kthjellët por vranësira të lehta do të shfaqen në verilindje të vendit gjatë mesditës.

Sipas MeteoAlb, Edhe pjesa e dytë e ditës do të mbetet me kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin. Zonat më të nxehta do të jenë ultësira perëndimore dhe zonat bregdetare. Në të njëjtat kushte atmosferike të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat si në ato minimale dhe në ato maksimale.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 16 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të mbetet i ulët.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i kthjellët. Kështu me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të jetë Europa veriore. Lindore, Europa jugperëndimore, Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani. Ndërsa Europa veriperëndimore do të mbetet në kushtet e motit të paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent në këto vende. Gjithashtu me vranësira dhe shira të dendur do të jetë në Europën Qendrore dhe në Zonën e Alpeve ku problematike do të paraqiten stuhitë e forta të erës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensive

- Norvegjia do të mbetet për rrebesh shiu dhe stuhi ere

- Franca rrezikohet nga erë e fortë, shira dhe dallgë të larta.

a.y/NOA

KOMENTE