English

Pasqyra e shtypit, 9 korrik 2011

Tiranë, 9 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 9 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Vendimi 5 me 0. Kolegji rrëzon PS, Basha kryetar i Bashkisë së Tiranës”, ku jepet kurorëzimi i fituesit të Tiranës pas vendimit të dhënë dje nga Kolegji Zgjedhor. Një tjetër titull i kësaj të përditshme është: “Del formulari A2 i Maturës Shtetërore, udhëzimi si plotësohet, nëse gabon nuk ka shans të dytë”.

Gazeta “Shekulli” çelet me titullin: “Kryebashkiak me procedurë. Kolegji shmang gjykimin e provave, duke i lënë bashkinë Bashës për tejkalim afati”.

Më tej një shkrim tjetër që zë vend në faqen e parë të kësaj gazete është edhe, “Tiranë, biznesmeni merret peng për borxhe”, lidhur me pengmarrjen e pronarit të një loto-sporti pasditen e djeshme.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Iku përlesh. Përfundimtare, Basha do të drejtojë Bashkinë e Tiranës”.

“Rama: Drejtësia ka vdekur, nisim aksionin popullor”, është një tjetër shkrim i kësaj të përditshme ku jepet qëndrimi i kryesocialistit pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor; “Basha kryebashkiak. Kolegji rrëzon PS, Rama: Aksion popullor”, ku theksohet edhe argumenti i gjyqtarëve të Kolegjit, sipas të cilëve ishte shkelur afati kohor.

Një tjetër argument i kësaj gazete në faqen e parë është dhe “Del formulari A2. Ministria: Ja si mund ta plotësoni pa gabime”.

E përditshmja “Shqip” hapet me shkrimin, “Basha: Fitues, Rama: Grabitje. Kolegji rrëzon kërkesën e PS për tejkalim afatesh”.

Një vend kryesor në faqen e parë të kësaj gazete është edhe reagimi i ambasadorit të OSBE në vendin tonë pas dhënies së vendimit nga Kolegji Zgjedhor, “Wollfarth: Pres të ketë zhvillim paqësor në Tiranë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE