English

Prisnin dru pa leje në pyll, kërcënojnë rojën

Prishtinë, 9 korrik, NOA – Tre persona kanë kërcënuar me jetë punonjësin e Agjencisë Pyjore të Kosovës ndërsa ka qenë në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, teksa roja ka qenë duke kontrolluar parcelën pyjore në fshatin Sharban, në afërsi të Prishtinës.

Mësohet se tre persona që kanë qenë duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në pyll, e kanë kërcënuar atë, në rast se do u vendoste gjobë. Ngjarja ka qenë e përsëritur disa ditë, derisa punonjësi i Policisë Pyjore, emri i të cili nuk bëhet i ditur nga policia, ka bërë padinë në Policinë e Prishtinës.

Ndaj tre të dyshuarave ka nisur hetimi dhe pas identifikimit të tyre pritet të merren dhe masat përkatëse. Ata akuzohen për prerje të lëndës drusore në mënyrë të paligjshme dhe për kanosje ndaj punonjësit të Agjencisë së Policisë Pyjore. Nuk raportohet ende për të arrestuar.

a.k/NOA

KOMENTE