English

Studimi, koralet dhe njerëzit kanë gene të njëjta

Australi, 9 korrik 2011 NOA – Shkencëtarët autralianë kanë përfunduar studimin e ADN-së së korales së njohur si “briri i drerit”.

Sipas rezultateve, ADN-ja përmban 28 kromozone dhe ka të njëjtin numër genesh si qenia njerëzore, rreth 20 mijë, shumë prej të cilëve të ngjashëm me njëri – tjetrin.

Njohuritë mbi kodin gjenetik të korales kane rëndësi për bioteknologjinë si dhe ruajtjen e ambientit.

Studimi u bë nga një universitet në Townsville dhe një organizatë australiane kërkimesh, të cilët përdorën teknikën e njohur si “Ndriçimi”, një metodë e gjeneratës së re.

Brezi Koralor është pjesë e rëndësishme e turizmit australian Lidhjet e përbashkëta mes njeriut dhe koraleve datojnë më shumë se 550 milionë vjet më parë , madje po vërtetohet se njeriu ka më shumë gene të përbashkëta me koralet sesa me minjtë. Në këtë mënyrë, projekti mund të hedhë dritë të re mbi sëmundjet njerëzore.

a.q/ NOA

KOMENTE