English

Transplantimi i parë i trakesë artificiale

Stokholm, 9 Korrik NOA - Një grup kirurgësh në Institutin Karolinska në Stokholm kanë kryer transplantimin e parë në botë të një trakeje totalisht artificiale.

Ky lajm është njoftuar nga koordinatori i ndërhyrjes, profesor Paolo Maçhiarini.

Transplanti është kryer rreth një muaj më parë me një organ i cili ishte i ndërtuar tërësisht në laborator nëpërmjet përdorimit të materialeve nano-teknologjike.

Pacienti ka qenë një burrë 36-vjeçar i cili ka qenë i prekur nga tumori në trake dhe aktualisht ndodhet në kushte të mira shëndetësore falë operacionit.

r.b/NOA

KOMENTE