E shtunë, 9 korrik 2011, NOA- Ushqimet me nivel të lartë yndyre, si patatet e skuqura, shkaktojnë varësi të ngjashme me atë të gjetur tek njerëzit që marrin drogë.
Është kjo arsyeja , edhe pse ne shpesh jemi të vetëdijshëm se këto ushqime nuk janë të shëndetshme për trupin tonë, kemi tendencë për të ngrënë një sasi të madhe, pothuajse pa kontroll. Një ekip shkencëtarësh amerikanë, të udhëhequr nga italiani Daniele Piomelli, arritën të kuptojnë dhe sqarojnë arsyen e kësaj sjellje, duke thënë se nuk është çështje shije dhe as e kënaqësisë, por për shkak të një varësie kimike më komplekse.
Ushqimet e yndyrshme dhe që të shëndoshin janë si droga për stomakun- Patatet e skuqura, si dhe të gjitha “shpifësirat” e tjera, veprojnë mbi organizmin si një drogë e vërtetë, me të gjitha pasojat e varësisë.
Përmbajtja e yndyrshme në këto ushqime nxisin stomakun për të prodhuar droga të natyrshme si marijuana, endocannabinoidi, të cilat nxjerrin sinjalin se nuk ka të ndaluar, përpara dëshirës për të ngrënë sërish.
Rezultatet e arritura nga studiues në Universitetin e Irvine (Kaliforni), u botuan në revistën Proceedings e National Academy of Sciences.
Stimulojnë stomakun për të prodhuar drogë si marijuana - Ekipi i shkencëtarëve e ka verifikuar teorinë e tyre mbi një grup minjsh nga ku dhe zbuluan se "problemi" fillon në majë të gjuhës.
Këtu shija komunikon direkt me trurin dhe aktivizojnë një sistem transmetimi i cili dërgon një mesazh në stomak.
Yndyrnat, me pak fjalë, i kërkojnë stomakut që të çlirojë nga muret e tij drogën natyrore të organizmit.
a.y/NOA