Prishtinë, 9 korrik, NOA – Rënia e zjarrit gjatë stinës së verës është një fenomen që sjellë gjithnjë e më shumë pasoja për qytetarët. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Kosovë, raporton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dy incidente me pasojë djegien e banesave dhe mijëra euro dëm.
Rasti i para ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Senik në Malishevë. Nga defektet në kabllot e energjisë elektrike, banesa e një fshatari është përfshirë nga flakët. Si pasojë e flakëve të mëdha është djegur një pjesë e banesës. Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz. Raportohet se dëmi i shkaktuar arrin në vlerën 5 mijë euro.
Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme një tjetër incident me pasojë djegien e banesave është shënuar në fshatin Piranë të Prizrenit. Mësohet se rreth orës 21:15, në rrethana ende të paqarta, banesa e një personi është përfshirë e gjitha nga flakët. Menjëherë është lajmëruar policia dhe zjarrfikësit. Këta të fundit kanë bërë të mundur dhe shuarjen e flakëve. Nga raportimet e para mësohet se flakët kanë shkaktuare rreth 10 mijë euro dëm.
a.k/NOA