Rubik (Mirditë), 10 korrik, NOA – Një person është arrestuar sot nga policia e qytetit të Rubikut për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij dhe armëmbajtje pa leje. Personi i arrestuar është Gjok Nikolli, me banim në fshatin Velë. Ndalimi i tij është bërë orët e para të mëngjesit pas sinjalizimit të forcave të rendit nga fqinjët e çiftit.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur dhunën dhe përkeqësimin e situatës.
Gjok Nikolli ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas së tij me inicialet A, N, 24 vjeçe. Por mbërritja e forcave të rendit në banesën e çiftit ka bërë të mundur dhe sekuestrimin e një arme gjahu.
Gjatë kontrollit të banesës, bashkë me armën janë gjetur dhe 11 fishekë, të cilët i mbante pa leje. Ndaj Nikollit ka nisur procedimi penal. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve të gjahut” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
a.k/NOA