E diel, 10 korrik 2011, NOA- Hugo Chavez i ka drejtuar popullit të Venezuelës një mesazh ku i informonte për gjendjen e tij shëndetësore.
Presidenti i këtij vendi Chavez, pas një operacioni për heqjen e një tumori në Kubë u ka thënë qytetarëve se gëzon një gjendje të mirë shëndetësore.
Më tej ai ka lexuar një listë me këshillat e mjekëve dhe i ka siguruar qytetarët se bën çdo ditë ushtrime fizike dhe se shumë shpejt do të rifitojë energjitë e munguara.
Sakaq pas këtij mesazhi ai ka thënë se është mbyllur një marrëveshje edhe me shtetin e Kinës, nga ku Venezuela pritet të marrë 4 miliardë dollarë borxh.
a.y/NOA