Egjipt, 10 korrik, NOA - Qeveria kalimtare egjiptiane do të shkarkojë nga puna të gjithë oficerët që kanë marrë pjesë në vrasjen e demonstruesve, në fillim të vitit. Shefi i qeverisë kalimtare, Essam Scharaf bëri të ditur nëpërmjet mediave shtetërore se ka udhëzuar ministrin e Brendshëm Mansur al-Essawi, që të largojë nga puna të gjithë ata për të cilët ekzistojnë dyshime.
Scharaf reagoi në këtë mënyrë ndaj protestave të dhjetëra mijëra vetëve, që protestuan ditën e premte në lagjet e brendshme të Kajros, kundër mospërndjekjes së fajtorëve. Gjatë demonstratave në fillim të vitit të organizuara kundër presidentit Husni Mubarak, u vranë 800 demostrues. Mubarak vetë del para gjyqit më 3 gusht.
NOA/DV