English

"Faleminderit dhe Lamtumirë", numri i fundit i “News of the World”

Londër, 10 korrik, NOA - Javorja britanike “News of the World” ka publikuar numrin e fundit të saj, me titullin “Faleminderit dhe Lamtumirë”. Në editorialin kryesor, gazeta më e shitur në Britani u ka kërkuar falje lexuesve për skandalin e përgjimit që ka shkaktuar mbylljen e saj.

“Shumë thjesht, kemi humbur rrugën tonë”, shkruan mes tjerash ajo. Gazeta ka pranuar se ka përgjuar telefonat e fëmijëve të zhdukur, familjeve të ushtarëve të vrarë në Afganistan dhe disa të tjerëve.

Qeveria britanike thotë se është duke vepruar “sa më shpejt që të jetë e mundur” për hetimin e rastit.

“News of the World” ka ekzistuar për plot 168 vjet.

NOA/RFE

KOMENTE